Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kapet kokainë në një lavazh në Vlorë, arrestohen dy persona

Nga A2 CNN
4 Shtator 2021, 12:17 | Kronikë
Kapet kokainë në një lavazh në Vlorë, arrestohen dy

Policia në Vlorë ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza, duke vënë në pranga dy persona.

Policia bën të ditur se në pranga janë vënë shtetasit Admirim Çumani, 26 vjeç dhe Besmir Sadikaj, 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një ambient (lavazh) në Vlorë, në përdorim nga këta dy shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lendë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje, 2 peshore elektronike dhe 2 aparat celular.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani