Koronavirusi në Kosovë, 21 viktima në 24 orë

Koronavirusi ne Kosove 21 viktima ne 24 ore 1100x620

Kosova vijon të regjistrojë shifra vërtet shqetësuese lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, 21 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri total i viktimave është 2605.

Në 24 orët e fundit, nga 10609 testime janë konfirmuar 1278 raste, ndërsa janë shëruar 1248 persona.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë thotë se në 24 orët e fundit janë dhënë 20346 doza të vaksinës kundër COVID-19, 901 013 doza në total që nga nisja e fushatës, ndërsa 306 287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.