Kosova do të strehojë afganë të papranueshëm?! Ambasada e SHBA rrëzon lajmin

Screenshot 37 1 1100x620

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka hedhur poshtë lajmet e publikuara në disa media se në Kosovë do të strehohen disa afganë që konsiderohen të papranueshëm për të hyrë në territorin amerikan.

Përmes një deklarate, kjo ambasadë shprehet se raportimet e mediave kanë krijuar përshtypje se Shtetet e Bashkuara synojnë të transferojnë në Kosovë individë të cilët autoritetet amerikane i kanë konsideruar të papranueshëm, pro kjo gjë nuk qëndron.

Disa media amerikane, përfshirë Associated Press, raportuan më herët se SHBA po planifikon të dërgojë në Kosovë një numër afganësh ndaj të cilëve duhen bërë disa verifikime shtesë.