Kupa e Botës çdo dy vjet, Wenger propozon shpeshtimin e turneve ndërkombëtarë

KR WENGER PER KUPEN E BOTES frame 1553 1100x620

Kampionati Botëror të zhvillohet çdo dy vjet. Është kjo ideja që propozon ish-trajneri i Arsenal, Arsen Wenger, tashmë në postin e drejtorit të zhvillimit global të FIFA-s. Në një interviste për L’Equipe ai shpjegon se qëllimi është organizimi i një prej turneve ndërkombëtarë çdo vit.

Ndryshimet që janë propozuar të marrin jetë në vitin 2027 parashikojnë që ndeshjet kualifikuese të zhvillohen në dy periudha të vitit ne tetor dhe në mars. Futbollistët do të qëndrojnë të grumbulluar me kombëtaret më gjatë se zakonisht gjatë këtyre periudhave dhe nuk do kenë shkëputje të tjera nga klubet respektive gjatë sezonit deri në verë kur parashikohet të mbahen edhe turnetë.

Kalendari aktual parashikon 4 ndalesa për kombëtaret, në shtator, tetor, nëntor dhe mars dhe futbollistët janë të detyruar të udhëtojnë gjatë. Për këtë arsye Wenger, mendon se  ideja e propozuar prej tij do shmangte orët e gjata të udhëtimit.

Nisma e propozuar nga ish-tekniku i Arsenalit është ende në fazën e parë të saj dhe pritet të kthehet për t’u rishqyrtuar sërish në tavolinën e FIFA-s në maj të vitit 2022.

Në lidhje me këtë propozim ka reaguar menjëherë presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin i cili ka kundërshtuar projektin e propozuar nga Wenger.