Lojërat Paralimpike, Brazili fiton medaljen e artë në futbollin e të verbërve falë një supergoli

Screenshot 33 1 1100x620

Ekipi i Brazilit është shpallur për herë të pestë fitues i medaljes së artë në futboll për personat me shikim të dëmtuar në Lojërat Paralimpike.

Brazili fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 përballë Argjentinës, me anë të një supergoli të shënuar nga Riumondo Mendes.

Lojtari brazilian gënjeu dy lojtarë kundërshtarë përpara se ta dërgonte topin në cepin e trekëndëshit.