Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Masat antiCovid, vijojnë radhët e gjata në kufi me Kosovën

Nga A2 CNN
4 Shtator 2021, 19:43 | Aktualitet

Masat e reja të qeverisë së Kosovës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit po vazhdojnë të shkaktojnë kolona në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Shumë kosovarë po kthehen nga pushimet apo qëndrimet disa-ditore në bregdetin shqiptar, teksa në kufi në hyrje për në Kosovë, prej 5 ditësh u duhet të paraqesin dëshmi të vaksinimit apo teste negative jo më të vjetra se 72 orë. E kjo ka shkaktuar kolona të gjata dhe pritje në kufi.

Personat që nuk kanë këto dëshmi të kërkuara nga autoritetet kanë deklaruar se do të izolohen për 7 ditë ashtu dhe siç kërkohet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani