Me 93 kilometra në orë në rrugët e fshatit, gruaja gjobitet me 192 mijë euro për tejkalim shpejtësie

me 50 kilometra ne ore tabela 1100x620

Një grua në Zvicër ka marrë një gjobë të majme prej 192 mijë eurosh pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, duke lëvizur me 93 kilometra në orë në një rrugë fshati ku tabela të lejonte deri në 50 kilometra në orë.

Sipas mediave në Zvicër, gruaja, e cila ka një pasuri rreth 12 milionë eurosh, është filmuar teksa ishte duke lëvizur me makinën e saj Range Rover me 43 kilometra në orë mbi tabelë në Wollerau.

Në Zvicër, gjobat llogariten në bazë të të ardhurave dhe për këtë arsye, gjykata vendosi ta gjobisë gruan e paidentifikuar me 370 mijë euro, ndërsa pas apelimit, gjoba u ul në 175 mijë euro, shumë e cila shkoi më pas në 192825 euro, pasi gruaja kishte kryer edhe shkelje të mëparshme të rregulave të qarkullimit.