Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ndahet nga jeta mjeshtri shkodran i humorit, Paulin Preka

Nga A2 CNN
4 Shtator 2021, 14:13 | Aktualitet

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare mjeshtri i madh i humorit shkodran Paulin Preka. Ai mbylli sytë në Itali ku jetonte prej vitesh me familjen, ndërsa lajmi për vdekjen e tij bëhet i ditur nga familjarët.

Paulin Preka bën pjesë në kastën e aktorëve të mëdhenj të humorit të cilët shenjuan emrin e tyre në historinë e artit shqiptar.

Preka ka luajtur dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ndërsa më shumë ka spikatur me estradën e Shkodrës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli