Nga Benz-i i 1957-s, te Porsche i 1973-shit, makinat klasike të mbuluara nga pluhuri që kushtojnë mbi 1 milion paund

Përditësuar më: 5/9/2021, ora 13:06

Nga Benz-i i 1957-s, te Porsche i 1973-shit, makinat klasike të mbuluara nga pluhuri që kushtojnë mbi 1 milion paund

Përditësuar më: 5/9/2021, ora 13:06

Një i apasionuar pas makinave të vjetra ka nxjerrë në shitje një koleksion të jashtëzakonshëm me 174 automjete, të cilat mendohet se kanë një vlerë më të lartë se 1 milionë paund.

Makinat janë vendosur prej vitesh nga një biznesmen i paidentifikuar në një magazinë në veri të Londrës, aty ku janë mbuluar nga pluhuri. Makina më e vjetër është prodhim i vitit të largët 1940, ndërsa më e shtrenjta mendohet të jetë një MG MGA sportive e vitit 1960, e cila kap një vlerë prej 25 mijë paundësh.

Në koleksionin që tashmë ka dalë në ankand janë pjesë edhe një Mercedes 350SL i vitit 1975, me vlerë 18 mijë paund, një BMW 635CSI e vitit 1989, me vlerë 16 mijë paund, një Porsche 911 i vitit 1973, një Mercedes 280SL i vitit 1983 dhe një 380SL i 1981.

Vendimi për të nxjerrë në shitje këtë koleksion të jashtëzakonshëm është marrë pas kërkesës së autoriteteve lokale për të liruar magazinën.