Parashikimi i motit: 4 shtator 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Paraditja e kësaj të shtune mbetet në kushtet e kthjellimeve me vranësira të lehta, por duke iu afruar mesditës vranësira të dendura përfshijnë të gjithë vendin.

Vonë në mbrëmje vranësirat do të fuqizohen në skajet veri-verilindje, ku priten rrebeshe afatshkurta.

Temperaturat e ajrit ruajnë vlera të pandryshuara gjatë mëngjesit, por mesdita vijon me një rritje të lehtë duke luhatur dy vlerat ditore nga 11 në 32°C.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here deri e fortë me shpejtësi prej 47 km/h nga drejtimi perëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.