Po ndërtonte pa leje një rrugë dytësore në autostradën Levan-Vlorë, arrestohet 47-vjeçari

vlore 12 1100x620

Një 47-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga Policia, pasi u kap teksa po ndërtonte pa leje një rrugë dytësore në autostradën Levan-Vlorë. Policia njofton se bëhet fjalë për  Adrian Baçajn, i cili po ndërtonte në Mifol një rrugëkalimi dytësore, me dalje në autostradë, duke u bërë burim aksidenti për përdoruesit e rrugës.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Dëmtoi barrierat anësorë të autostradës me qëllim lidhjen me një rrugë dytësore që ndërtonte pa leje, vihet në pranga 47 vjeçari.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, për evidentimin dhe  goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i rrugëve” të shtetasit Adrian Baçaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas në fshatin Mifol, duke ndërtuar pa leje një rrugëkalimi (dytësore), me dalje në autostradën Levan-Vlorë, ka dëmtuar edhe barrierat mbrojtëse të autostrdës duke u bërë burim aksidenti për përdoruesit e rrugës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.