Poloni, ndërron jetë një tjetër fëmijë afgan nga kërpudhat helmuese

FEMIJET AFGANE frame 2453 1100x620

Një tjetër fëmijë afgan ka humbur jetën në Poloni pasi hëngri kërpudha helmuese. Mediat ndërkombëtare raportojnë se bëhet fjalë për vëllain e fëmijës që vdiq dy ditë më parë nga i njëjti shkak.

Edhe pse si i ishte nënshtruar transplantit të mëlçisë, nuk ia doli të mbijetonte.

Dy fëmijët, të moshës gjashtë dhe pesë vjeç, kishin mbërritur me familjet e tyre nga Kabuli më 23 gusht dhe ishin karantinuar në një strukturë emigrantësh në qytetin Podkowa Lesna, pranë Varshavës.

Ata u helmuan nga një supë e bërë me kërpudha të mbledhura në një pyll në ato anë. Për pasojë u helmua edhe motra e tyre 17-vjeçare, por ajo u shërua

 Autoritetet kanë marrë në pyetje stafin e qendrës për t’u siguruar nëse ka ndonjë përgjegjësi në lidhje me neglizhencën ose ekspozimin ndaj një kërcënimi serioz për shëndetin.