Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rritja e infektimeve me koronavirus rihap spitalin Covid3

Nga A2 CNN
4 Shtator 2021, 16:08 | Aktualitet
Rritja e infektimeve me koronavirus rihap spitalin Covid3

Rritja e numrit te rasteve me Covid-19 ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të hapë sërish spitalin Covid3. Lajmin e bëri të ditur Ministrja Ogerta Manastirliu.

Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan se është riaktivizuar plani për përballimin e situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore.

Manastirliu gjeti edhe një herë rastin t’u bënte thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë muajin shtator për t’u vaksinuar.

Në Shqipëri, sipas shifrave të përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë, janë 11288 raste aktive, prej të cilave 117 persona janë të shtruar në spital.

Që nga nisja e pandemisë, Shqipëria ka raportuar 149117 raste me koronavirus dhe 2508 viktima.

https://a2news.com/2021/09/04/shqiperia-zone-rreziku-e-larte-nga-covid-19-gjermania-publikon-rregullat-e-reja-te-udhetimit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani