Shkresa në Presidencë: Mandati i Ramës në dorë të Metës

Socialistët nuk kanë humbur kohë dhe një javë para nisjes së Parlamentit, i kanë dërguar Presidentit Meta kërkesën për të mandatuar Edi Ramën si kryeministër për katër vitet që vijnë.

Partia Socialiste i ka dërguar kërkesën presidentit të Republikës ku kërkon mandatimin e Edi Ramës si kryeministër për katër vitet në vijim. Shkresa, nën firmën e Taulant Ballës kërkon nga kreu i shtetit që ta mandatojë Ramën si drejtues të ekzekutivit në mënyrë që të marrë edhe votëbesimin në parlament.

Kërkesa e socialistëve duket e pashmangshme për Presidentin, pasi Kushtetuta e detyron atë që t’i japë besimin Edi Ramës. Konkretisht neni 96 i Kushtetutës sanksionon se në fillim të legjislaturës, Presidenti emëron kryeministrin me propozim të partisë që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

Kjo shkesë e shumicës parlamentare pritet të merret në shqyrtim nga Ilir Meta, i cili do të shprehet pas datës 10 shtator, kohë në të cilën do të jetë konstituuar edhe Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, nga ku Edi Rama ka 74 vota të sigurta që do t’i lejojnë drejtimin e vendit edhe për një mandat tjetër.

Pas votëbesimit në parlament, Rama dërgon emrat e Ministrave për emërim në Presidencë ku kreu i shtetit do të ketë një javë kohë për t’u shprehur për kabinetin e ri qeveritar.

Ky do të jetë edhe hapi i fundit procedurial ku do të shënojë edhe fillimin e punës për qeverinë e pas 25 prillit, por edhe të aksionit opozitar.