Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Shtëpia e Al Kapones ku planifikoi masakrën e Shën Valentinit do të shembet

Nga A2 CNN
4 Shtator 2021, 21:00 | Bota

Mediat amerikane shkruajnë se shtëpia e gangsterit të njohur Al Kapone në Miami Beach, ku ai planifikoi masakrën e ditës së Shën Valentinit, do të shembet nga pronarët e rinj, të cilët e blenë atë për 10.7 milionë dollarë.

Shtëpia e vendosur në jug të Floridas, në të cilën Kapone jetoi për 20 vjet dhe ku ndërroi dhe jetë në 1947, është blerë nga dy ndërtues këtë verë.

Ata nuk kanë në plan ta rinovojnë ata dhe duan që ta shembin, pavarësisht zërave për ta kthyer vendin në zonë historike.

Sipas një prej pronarëve të rinj, shtëpia e përbërë nga 9 dhoma gjumi është dëmtuar shumë në themele, të cilat ndodhen nën nivelin e detit.

“Ne do ta shembim atë, ajo është kthyer në një fundërrinë. Është një turp për Miami Beach”, shpreh Glaser.

A2 CNN Livestream

Dita jonë