Vakancat nga gjyqësori për KLGJ, publikohen emrat e 6 gjyqtarëve që aplikuan

klgj 1100x620

Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, shpallur nga Gjykata e Lartë, më datë 22.07.2021, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar gjyqtarët:

-Asim Vokshi nga Gjykata e Lartë
-Klodian Kurushi nga Gjykata e Lartë

-Vojsava Osmanaj nga Gjykata e Apelit Shkodër
-Ridvan Hado nga Gjykata e Apelit Tiranë

-Manjola Xhaxho nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
-Irena Plaku nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të kryej verifikimin e kushteve ligjore të kandidatëve dhe shpalljen e kandidaturave në faqen zyrtare të kësaj gjykate.