Vdekja e Paulin Prekës, Meta: Humbëm një aktor me dimensione të mëdha

Untitled collage 2021 09 04T192834.065 1100x620

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit shkodran, Paulin Preka.

“Një humbje që le pas një boshllëk të madh”, e ka konsideruar kreu i shtetit vdekjen e aktorit të mirënjohur të humorit.

Sipas Ilir Metës, teatri dhe kinematografia do të vuajnë humbjen një aktori me dimensione të mëdha.

Mesazhi i Presidentit

Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh, Paulin Preka lë pas një boshllëk të madh dhe të pazëvendësueshëm në artin shqiptar.

Shkodra humbi një personalitet, që simbolizonte humorin e saj brilant dhe shpotitës, ndërsa teatri dhe kinematografia një aktor me dimensione të mëdha, që me karakteret dhe rolet e dashura që luajti, i dha rreze gëzimi një populli të izoluar në errësirë për dekada.

I skalitur në memorien e publikut shqiptar, kujtimi i tij do të mbetet i paharruar dhe gjithmonë i respektuar!

Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve!

Të prehet në paqen e merituar!