Vrasje me armë në Tropojë, arrestohet në kohë rekord autori

Untitled collage 2021 09 04T174830.452 1100x620

Një person është vrarë me armë zjarri pak pas mesditës së të shtunës në zonën e Tropojës.

Nga të dhënat e policisë së shtetit, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Çerem, ndërkohë që viktima është shtetasi Isat Goxhaj.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të vrasjes, i cili është shtetasi Altin Ismajlisufi.

Në momentin e arrestimit Ismajlisufit iu sekuestrua dhe arma me të cilën kreu krimin e rëndë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë të  rrethanave të ngjarjes.

  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti raportohet të jetë i magnitudës 3,9
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti, 24 kilometra në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti ndodhi saktësisht 2 vite pas atij të 21 shtatorit 2019