Zyrtare, Albion Marku firmos me Partizanin

albion marku 1100x620

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Albion Markun. Lajmi u publikua nga faqja zyrtare në Facebook e klubit të Partizanit.

Mbrojtësi 20-vjeçar anëtar i ekipit përfaqësues U-21, mbërrin te 16-të herë kampionët e Shqipërisë me formulën e huazimit nga kroatët e NK Lokomotiva Zagreb.

Marku rikthehet në Kategorinë Superiore pas eksperiencës pozitive me Laçin dhe do t’i bashkohet skuadrës pas impenjimit me përfaqësuesen tonë U-21.