“Afganët që nuk i pranoi Amerika u dërguan në Kosovë”, SHBA përgënjeshtron informacionet

kosova 1100x620

Shtetet e Bashkuara përgënjeshtrojnë informacionet se po dërgon në Kosovë afganë që nuk kanë kaluar procesin e sigurisë dhe që kanë nevojë për kontrolle më të hollësishme të së kaluarës.

Me anë të një deklarate, admbasada amerikane në Prishtinë, thotë se disa qytetarë kanë krijuar “përshtypje të pasaktë” nga raportimet e mediave se “Shtetet e Bashkuara synojnë të transferojnë në Kosovë individë, të cilët autoritetet amerikane i kanë konsideruar të papranueshëm për Shtetet e Bashkuara”.

Selia diplomatike sqaron se “procesi I marrjes së vizës speciale të emigrantit ose statusit të refugjatit është I ndërlikuar” dhe se ka ende disa njerëz që janë në pritje të marrjes së dokumenteve të nevojshme. Sipas marrëveshjes mes Prishtinës dhe Uashingtonit, afganët e mbërritur në Kosovë do të qëndrojnë përkohësisht në kampin ushtarak të Bondsteel.