Gaz lotsjellës dhe armë, talebanët shpërbëjnë protestën e grave në Kabul

Talebanët tregojnë fytyrën e vërtetë. Militantët që kontrollojnë Afganistanin kanë prishur një demonstratë të dhjetëra grave në Kabul, të cilat kërkonin respektimin e të drejtave të tyre.

Manifestueset theksuan se talebanët i vunë në shënjestër me gaz lotsjellës dhe sprej djegës ndërsa përpiqeshin të ecnin nga një urë në pallatin presidencial.

“Së bashku me një grup kolegësh, ne donim të shkonim pranë një zyre të mëparshme qeveritarepër një protestë. Por, para se të arrinim atje, talebanët goditën gratë me pajisjeelektroshoku dhe përdorën gaz lotsjellës kundër nesh. Ata gjithashtu goditëngratë në kokë me armë, dhe gratë u përgjakën.”, thekson Soraya, ish-punonjëse qeveritare.

 “Qëllimi i mbledhjes sonë ishte të merrnim të drejtat tona; të drejtën për arsim dhe tëdrejtën për punë.”, shprehet Azita Nazimi, aktiviste dhe gazetare.

Por talebanët thonë se protesta doli jashtëkontrollit, sipas medias afgane Tolo News. Ky ishte manifestimi i radhës, pasatyre të mbajtur po në Kabul por edhe në Herat. Gratë kërkojnë që të punojnë dhe të përfshihen në qeveri, të cilën talebanët do të prezantojnë në ditët e ardhshme. Militantët pohojnë se gratë mund të përfshihen në ekzekutiv por jo të drejtojnë ministri.