Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Goditja në merkato e Partizanit: firmos me mesfushorin e Kombëtares

Nga A2 CNN
5 Shtator 2021, 21:12 | Futboll

Partizani ka njoftuar mbrëmjen e së dielës afrimin e mesfushorit Ergys Kaçe.

28-vjeçari, i cili ka luajtur 25 ndeshje me Kombëtaren, ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me të kuqtë, me mundësi rinovimi për një sezon tjetër.

Kaçe ka spikatur në kampionatin grek, duke luajtur me PAOK, Anagennisi Epanomi, Panathinaikos dhe Aris, ndërkohë që ka luajtur edhe në Qipro (AEL) si dhe Republikën Çeke (Viktoria Plzen).

Me fanelën e kuqe, Kaçe do të ketë eksperiencën e parë në kampionatin shqiptar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu