Goli historik i Armando Brojës

Armando Broja shënoi në minutën e 87 të takimit golin e fitores së kombëtares sonë ndaj Hungarisë, duke bërë që “Elbasan Arena” të shpërthente në ovacione.

Ky ishte një gol historik, pasi jo vetëm që ishte goli i parë i Brojës me fanellën kuqezi, por edhe goli i parë që Shqipëria i shënon Hungarisë në një përballje midis tyre.