I vetëm dhe një hap larg portës pa portier, Kumbulla humb rastin flagrant

Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Hungari përfundoi në barazim pa gola.

Kombëtarja jonë luajti më mirë në fraksionin e parë të lojës, por rasti i parë i pastër për shënim ishte për miqtë, të cilët shpërdoruan me anë të Gazdag, i cili nuk mposhti dot Berishën në një duel një për një.

Por, rastin më të pastër e patën kuqezinjtë, në minutën e 38, kur Marash Kumbulla nuk arriti dot të dërgojë në rrjetë topin, kur ishte vetëm një metër nga porta hungareze, me portierin të mposhtur. Mbrojtësi i Romës, në mënyrë të pakuptueshme, e dërgoi topin sipër traversës.