Italia “harron” të fitojë, por vendos rekordin historik

italia 2 1100x620

Italia barazoi 0-0 në Bazel ndaj Zvicrës, në kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, tre ditë pasi barazoi 1-1 ndaj Bullgarisë.

Pavarësisht se nuk po e gjen rrugën e fitores, ekipi i Roberto Mancinit arriti që me këtë rezultat të vendosë një rekord në futboll: 36 ndeshje radhazi pa humbje (29 fitore dhe 6 barazime), si askush tjetër në histori.

Ndeshja mund të kishte përfunduar ndryshe, nëse Jorginho nuk do të kishte humbur 11-metërsh në minutën e 53-të. Me këtë barazim, Italia rrezikon të humbasë vendin e parë të grupit, pasi pavarësisht se janë 4 pikë përpara Zvicrës, këta të fundit kanë dy ndeshje më pak sesa kampionët në fuqi të Evropës.