Kërcënoi me jetë për 10 mijë euro, ekstradohet nga Italia 36-vjeçari nga Fieri

Interpol 1100x620

Një 36-vjeçar fierak është ekstraduar sot nga Italia, për t’iu përgjigjur akuzës së  “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.  

Bëhet fjalë për shtetasin B.A., banues në Fier, i shpallur në kërkim nga viti 2018 pasi në vitin 2017 kishte kërcënuar një tjetër person me jetë, po mos të merrte një shumë rreth 10 mijë euro.

Falë bashkëpunimit të zyrave të Interpolit, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në Itali, me qëllim ekstradimi vendit tonë.

  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti raportohet të jetë i magnitudës 3,9
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti, 24 kilometra në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti ndodhi saktësisht 2 vite pas atij të 21 shtatorit 2019