Masat antiCovid, fluksi drejt Kosovës krijon radhë automjetesh në Morinë

Morine dyndje 1100x620

Të kalosh në pikën kufitare drejt Kosovës, do të duhet të përballesh me orë të gjata pritjeje. Testi PCR, certifikata  e vaksinimit janë të detyrueshme. Radhët janë kilometrike dhe në këtë fundjavë, fluksi është shtuar ndjeshëm.

 Shumë shqiptarë të Kosovës po kthehen nga pushimet verore që kaluan në bregdet. Edhe pse në doganën e Kosovës janë vendosur tre pika kontrolli sërish radhët nuk janë shmangur.

Masat në Kosovë kanë nisur të zbatohen në datë 31 Gusht dhe do të zgjasin deri më 31 shtator.