Nicole Scherzinger paditet nga themeluesi i “The Pussycat Dolls”

Nicole Scherzinger është paditur nga koreografi Robin Antin,  themeluesi i grupit  “The Pussycat Dolls”.

Sipas padisë, Nicole ra dakord për një ribashkim të grupit dhe sipërmarrje të re biznesi për “The Pussycat Dolls” me Antin, duke rënë dakord për 49% të fitimeve.

Por sipas “The People”, Scherzinger refuzon të marrë pjesë në turne pas anulimit të datave për shkak të pandemisë së Covid-19, dhe ka kërkuar të rinegociojë kushtet e kontratës.

Antin thotë se këngëtarja kërkon tani 75% së bashku me autoritetin e vendimmarrjes përfundimtare dhe nuk do të marrë pjesë nëse kërkesat e saj nuk plotësohen.