Numër i lartë viktimash nga Covid-19 në Kosovë, rriten pacientët në terapi intensive

kosova koronavirusi 1 1100x620

Situata epidemiologjike në Kosovë vazhdon të jetë e rënduar. 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 24 viktima nga koronavirusi.

Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se pozitivë kanë dalë edhe 890 qytetarë nga mbi 10 mijë testime. Të shëruar janë regjistruar edhe 1.712 persona, ndërsa raste aktive 26.688.

Të dielën në Kosovë është shënuar edhe rritje e rasteve të pacientëve në kujdes intensiv për shkak të COVID-19. Një ditë parë ishin 73 pacientë ndërsa sot ky numër është rritur në 87.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk e ka përjashtuar mundësinë e masave të reja para 13 shtatorit.