Papa Françesku iu bën thirrje vendeve të mirëpresin afganët

PAPA NE SPITAL frame 71 1100x620

Papa Françesku u bëri thirrje vendeve që të pranojnë refugjatët afganë të cilët janë në kërkim të një jete të re.

Duke folur nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku u lut që personat e zhvendosur nga Afganistani të marrin ndihmë dhe mbrojtje.

“Në këto momente kur afganët po kërkojnë strehim lutem që shumë vende të mirëpresin dhe mbrojnë të gjithë ata që kërkojnë një jetë të re”, tha Papa Françesku.

Afganistani tashmë është nën kontrollin e talwbanëve dhe shumë afganë e kanë të paqartë të ardhmen e tyre nën sundimin taleban.

Më shumë se 120,000 njerëz u larguan nga aeroporti i Kabulit dhe mijëra të tjerë janë drejtuar në vendet fqinje përfshirë Pakistanin dhe Iranin.

  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti raportohet të jetë i magnitudës 3,9
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti, 22 kilometra në verilindje të Tiranës