Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Preu shiritin e inaugurimit para tij, Erdogan godet në kokë një fëmijë

Nga A2 CNN
5 Shtator 2021, 13:45 | Bota
Preu shiritin e inaugurimit para tij, Erdogan godet në kokë një

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është vënë në qendër të kritikave, pasi është kapur në kamera duke goditur një fëmijë.

Video e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq presidentin turk gjatë inaugurimit të një ure në qytetin e Rizës.

Përpara tij ndodhen disa fëmijë që mbajnë në duar shiritin e inaugurimit. Njëri prej tyre e ka prerë atë përpara Erdoganit, veprim i cili siç duket nuk i ka pëlqyer presidentit turk.

Në video shihet teksa Erdogan godet fëmijën në kokë dhe më pas e qorton, veprim që u pasua me reagime të forta dhe nxiti një valë debatesh në rrjete sociale.

https://www.youtube.com/watch?v=cFDekWgctXg

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu