Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Prisnin të fillonte ndeshja që ta ndalonin?”, indinjata e Messit për ndërhyrjen e autoriteteve shëndetësore

Nga A2 CNN
5 Shtator 2021, 22:04 | Futboll

Ndeshja Brazil-Argjentinë u ndërpre në minutën e 7 të pjesës së parë, pasi autoritetet shëndetësore braziliane hynë në fushë për të mos lejuar 4 futbollistë të Argjentinës që të luanin, për shkak se nuk kishin respektuar karantinimin.

Lojtarët në fjalë janë portieri Emiliano Martínez, mesfushori Lo Celso, mbrojtësi Romero dhe sulmuesi Buendía. Tre të parët ishin titullarë, ndërsa i katërti ndodhej në stol. Të katërt vijnë nga Premier League dhe të gjithë personat që shkojnë në Brazil nga Mbretëria e Bashkuar, duhet të bëjnë 14 ditë karantinë në Brazil.

Indinjata e argjentinasve ishte e madhe, me ekipin që u largua i gjithi nga fusha. Disa minuta më vonë, Messi u kthye sërish në fushë për të kërkuar llogari për këtë veprim të autoriteteve.

“Kemi 3 ditë që rrimë në Brazil. Po prisnin që të niste ndeshja për ta ndaluar pastaj. Pse na lanë të nisnim?”, dëgjohet të thotë Messi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë