Publikohen formacionet zyrtare. Reja “freskon” sulmin, debuton Bajrami

formacioni 1 1100x620

Është publikuar formacioni zyrtar i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Hungarisë, që do të nisë në orën 18:00.

Trajneri i kombëtares sonë, Edi Reja, në mungesë të Hysajt, Bares dhe Manajt, të cilët mungojnë për shkak se janë të skualifikuar, ka vendosur që të aktivizojë Dokën, Bajramin dhe Uzunin.

Ndërkohë, edhe Cikalleshi do të ulet në stol për shkak të një dëmtimi të vogël. Në vendin e tij do të luajë Balaj.

Formacioni: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni dhe Balaj.

  • LAJMI I FUNDIT | Apeli lë në fuqi dënimin me 2 vite burg për Adriatik Llallën
  • LAJMI I FUNDIT | Ish-kryeprokurori është shpallur fajtor për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë