Salma Hayek feston ditëlindjen, Jolie i “zhyt” kokën në tortë

Ylli i Hollywoodit Salma Hayek ka festuar 55 vjetorin e rrethuar nga miqtë e saj më të ngushtë, ku nuk mund të mungonte dhe Angelina Jolie.

Përmes një video të postuar në Instagram nga festa e ditëlindjes, Jolie shfaqet e ulur ngjitur me Salman, për të kryer traditën e njohur meksikane si Mordida dhe që kërkon që personit që ka ditëlindjen t’i “përplaset” fytyra në tortë.

“Vëllai im dhe unë duke u përpjekur t’i mësojmë Angie-t të bëjë traditën meksikane.”, shkruan Hayek në mbishkrimin e videos.