Sërish dron në ndeshjen e kombëtares, kësaj radhe i dedikohet… deputetit

Sërish një dron ka ndërprerë një ndeshje të kombëtares shqiptare, por kësaj radhe vetëm për pak minuta.

Në pjesën e dytë të ndeshjes Shqipëri-Hungari, arbitri holandez ndërpreu përballjen kur një dron fluturoi mbi stadiumin “Elbasan Arena”.

Por, kësaj radhe, ndryshe nga droni në Beograd, bëhej fjalë për një dron që mbante parrullë politike, drejtuar deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në të shkruhej: “TAULANT BALLA, ELBASANI TY TE DO”.