Skepticizëm për rezultate pozitive, takimi Kurti-Vuçiç, ende pa dakordësi për datën dhe agjendën

Takimi i tretë është paralajmëruar se do të mbahet në shtator. Megjithatë ende nuk ka një dakordësi për datën dhe agjendën e diskutimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ndërmjetësuesit nga Brukseli thonë se detajet do të bëhen publike në një moment të përshtatshëm. Në të njëjtin qëndrim edhe qeveria e Kosovës. Por opozita ka disa kritika.

“Duket qartë se presidenti i Serbisë nuk është igatshëm për zgjidhje, por përpiqet të gjejë alibi për të mos gjetur zgjidhje.Këtë alibi këtë po e kërkon, por Kosova, Qeveria dhe kryeministri ynë nuk guxont’i jap mbulesë Vuçiqit në këto përpjekje të tij djallëzore. Ata janë të interesuar për status-qou, Kosovës nuk i intereson ajo, ajo duhet të kërkojë zgjidhje me njohje reciproke në kufijtë aktual në mënyrë që ne si shtet i përgjegjshëm gradualisht të bëhemi pjesë e sistemit ndërkombëtar.”, shprehet Muhamet Hamiti, anëtar kryesie i LDK.

Pritshmëri të pakta ka edhe shoqëria civile.

“Nuk duhet pritur ndonjë progres i veçantë, s’duhetpasur ndonjë pritje sa i përket takimit të shtatorit. Ajo çfarë kemi parë edhenë dy takimet e kaluara është se dy palët janë duke shfrytëzuar dialogun përqëllime të veta të brendshme politike. Nuk ka për momentin një mjedis tëfavorshëm politik për progres të dialogut.”, shprehet Demush Shasha, drejtor i Institutit Epik.

LDK pati kritika dhe për ndërkombëtarët, sa I përketqasjes aktuale lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk po shoh shtytje të mëdha, për sa kohë që nuk kashtytje të madhe, Serbia edhe më pak do të ketë shtytje për të gjetur zgjidhjeqë patjetër duhet të përfundojë me njohje. Prandaj po them që Kosova nuk duhettë bëjë asgjë që t’i jap justifikim ose mbulesë Serbisë për ta zvarritur këtë proces.”, shprehet Hamiti.

Kurti dhe Vuçiç kanë mbajtur dy takime të nivelit të lartë në Bruksel. Liderët nuk kanë gjetur asnjë pikë të përbashkët dakordësie, edhe pse kanë shtruar në tryezën e negociatave propozime konkrete për një zgjidhje finale.