Tifozët e Realit në delir, Gareth Bale shënon tre gola me Uellsin

Gareth Bale ka shënuar 3 gola në fitoren 3-2 të Uellsit ndaj Bjellorusisë, në transfertë.

Një performancë e tillë kishte kohë që nuk shihej nga sulmuesi, i cili këtë vit u kthye te Real Madrid pas huazimit te Tottenham, dhe në mungesë të transferimit të Mbappe, Bale do të jetë një nga lojtarët kryesorë të ekipit të drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Me siguri që këto 3 gola do i kenë ngrohur zemrën tifozëve të madrilenëve.