Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Verstappen, zot në shtëpinë e tij. Holandezi rimerr kryesimin e renditjes

Nga A2 CNN
5 Shtator 2021, 16:50 | Sporte të tjera

Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Holandës, duke bërë që dhjetëra mijëra holandezët në pistën e Zandvoort të shpërthenin në brohorima për pilotin e tyre, i cili me këtë rezultat rimerr kryesimin e renditjes së përgjithshme të pilotëve, duke zbritur në vend të dytë britanikun Lewis Hamilton.

Piloti i Red Bullit u nis nga vendi i parë dhe e udhëhoqi garën nga fillimi në fund, duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim suksesin në cirkuitin e shtëpisë.

Nuk mundi dot të bëntë asgjë Hamilton, i cili e ndoqi Verstappenin për 72 xhiro, por u kënaq në fund vetëm me vendin e dytë, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas.

Në vend të katërt francezi Gasly, me Alpha Tauri, ndërkohë që pilotët e Ferrari, Leclerc dhe Sainz përfunduan garën në vendin e pestë dhe të shtatë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani