Zgjidhet sot mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe, tension dhe protesta në Mal të Zi

Tension në Malin e Zi në prag të ceremonisë që do të zyrtarizoi Joanikije II në rolin e mitropolitit dhe peshkopit të Cetinjes, praktikisht kreu i kishës ortodokse serbe.

Ditën e djeshme mijëra malazezë kanë protestuar në Cetinje duke u përballur edhe me forcat e policisë që i ndanin nga manastiri ortodoks.

“Kjo nuk është Serbi!” dhe “Rroftë Mali i Zi” ishin disa nga parullat më të shpeshta në protestat e djeshme, që dëshmojnë një konflikt gjithmonë e më të hapur midis kishës serbe, që përfshin pjesën më të madhe të malazezëve por që shihet ende si një “dorë” e Beogradit në vendin që zgjodhi të ndahet nga Serbia në 2006, dhe institucionet vendase.   

Vetë presidenti Milo Djukanovic, që mbështeti protestën e djeshme,  akuzon hapur Kishën për një qasje proserbe që ven në rrezik pavarësinë malazeze.