Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ankth në Brazil për Pele, “O Rey” operohet nga kanceri

Nga A2 CNN
6 Shtator 2021, 21:46 | Futboll
Ankth në Brazil për Pele, “O Rey” operohet nga kanceri

I gjithë Brazili është në ankth për një nga simbolet e saj, të madhin Pele. Miti i futbollit botëror, tashmë 80-vjeçar, kishte njoftuar javën e kaluar për një seri kontrollesh mjekësore në Sao Paulo.

 Diçka rutinë, që nuk mund të bëhej më parë për shkak të masave ndaj covid-19, aq sa ish-sulmuesi deklarohej pishman vetëm për faktin se “nuk mund të luante futboll atë fundjavë”.

Por me kalimin e ditëve lajme më shqetësuese filluan të dalin nga struktura e spitalit Albert Einstein, ku “O Rey” ishte shtruar. Disa lajme për një humbje vetëdije të Pele u përgënjeshtrua me forcë, por sot është vetë ai që sqaron gjithçka.

https://www.facebook.com/Pele/posts/404724944344888

Pele është operuar për një tumor në zorrën e trashë, diçka që sipas tij iu zbulua pikërisht gjatë analizave rutinore të zemrës. “Do të përballem me këtë sfidë me buzëqeshjen në buzë, i rrethuar nga të dashurit e mi”, ishin fjalët e atij që ka shënuar 1279 gola në 1363 ndeshje, i vetmi futbollist që ka fituar 3 kampionate të Botës.  Por kjo përballje e fundit mund të jetë edhe më e rëndësishmja.

A2 CNN Livestream

Dita jonë