Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Brazil, autoritetet pezullojnë përdorimin e 12 milionë dozave të Sinovac

Nga A2 CNN
6 Shtator 2021, 20:10 | Bota
Brazil, autoritetet pezullojnë përdorimin e 12 milionë dozave

Autoritetet shëndetësore braziliane kanë pezulluar përdorimin e 12 milionë dozave të vaksinave kineze Sinovac, të cilat ishin prodhuar në një laborator të paautorizuar.

“Laboratori nuk ishte inspektuar dhe nuk ishte aprovuar nga autoritetet shëndetësore. Masa e pezullimit u mor për të shmangur ekspozimin e popullsisë ndaj një rreziku të mundshëm”, lexohet në komunikatën e Anvisa, autoritetit shëndetësor brazilian.

Pezullimi do të zgjasë 90 ditë dhe gjatë kësaj periudhe, Anvisa do të inspektojë laboratorin dhe do të analizojë sigurinë gjatë procesit të prodhimit.

https://a2news.com/2021/07/09/nderron-jete-nga-covid-19-studiuesja-qe-prodhoi-vaksinen-kineze-ne-indonezi/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani