Evakuime shtesë nga Afganistani, largohen 4 amerikanë me konsensusin e talebanëve

Publikuar më: 6/9/2021, ora 20:14
amerikane 1024x576

Evakuime shtesë nga Afganistani, largohen 4 amerikanë me konsensusin e talebanëve

Publikuar më: 6/9/2021, ora 20:14

Katër amerikanë u larguan nga Afganistani në rrugë tokësore me konsensusin e talebanëve.     Kjo u njoftua nga një ekzekutiv amerikan për gazetarët që po shoqërojnë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në udhëtimin e tij në Katar.

Këto janë largimet e para të organizuara nga qeveria amerikane pas tërheqjes nga Kabuli. Katër qytetarët amerikanë u përshëndetën nga diplomatët amerikanë, por nuk u specifikua se nga cili vend i Afganistanit ata u larguan.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, në një vizitë në Doha, tha se ishte “mirënjohës për bashkëpunimin e ngushtë të Katarit në Afganistan dhe mbështetjen e tij të domosdoshme në ndihmën për transferimin e qytetarëve amerikanë, stafit të ambasadës në Kabul, afganët e kërcënuar dhe njerëz të tjerë të evakuuar përmes Katarit”.

Forcat amerikane ndihmuan në evakuimin e mijëra njerëzve përmes aeroportit ndërkombëtar të Kabulit muajin e kaluar. Avionii fundit u largua nga qyteti më 31 gusht.