Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Fiskalizimi i transportit: Operatorët ende nuk kanë nisur procesin, kërkohet shtyrja e afatit

Nga A2 CNN
6 Shtator 2021, 15:31 | Ekonomi
Fiskalizimi i transportit: Operatorët ende nuk kanë nisur procesin,

Transporti nuk është ende gati për t’u fiskalizuar. Ndonëse reforma ka hyrë në fazën e saj finale, përfaqësues nga transporti ndërqytetas kërkojnë shtyrjen e afateve.

“E fundit është edhe kërkesa mbi çështjen e fiskalizimit që kemi dërguar para një jave. Duke qenë se të gjithë sektorët e Republikës së Shqipërisë më 1 shtator edhe ata që janë me para në dorë, do të ishin strukturat e fiskalizimit, unë bëra një kërkesë duke parë se transporti nuk ishte gati për një procedurë të tillë, pasi janë disa faktorë që na pengojnë”, shprehet kreu i Shoqatës së Transportit Urban, Dashnor Memaj.

Po cilët janë këta faktorë që pengojnë reformën që ka për qëllim të ulë informalitetin dhe të rrisë të ardhurat tatimore?

“Janë faktorë infrastrukturorë, janë terminale, stacionet agjencitë në terminale. Aktualisht, jemi në pritje edhe të përmbushjes së disa kërkesave që u kemi drejtuar instancave përgjegjëse dhe  nuk kemi parë asnjë dritrë jeshile”.

Prej 1 shtatorit, ka nisur edhe faza e tretë e fiskalizimit, ku sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do duhet të fiskalizohen rreth 120 000 subjekte në total.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani