Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Horror në Afganistan, talebanët vrasin policen shtatzënë

Nga A2 CNN
6 Shtator 2021, 07:36 | Bota
Horror në Afganistan, talebanët vrasin policen shtatzënë

Rrëfime horror vijojnë të vijnë nga Afganistan, i cili prej 15 gushtit drejtohet nga talebanët dhe ligji i tyre i Sharias.

Një efektive policie, shtatzënë 8 muajshe, raportohet të jetë vrarë prej militantëve talebanë në Firozkoh, qendra e provincës së Ghor.

Sipas mediave, gruaja e identifikuar si Banu Negar, u vra në shtëpinë e saj përpara familjarëve të cilët e denoncuan ngjarjen dhe në shumë media ndërkombëtare.

Dinamika e vrasjes vijon të mbetet e paqartë, pasi askush nuk flet në qytet për këtë ngjarje kaq të rëndë.

Familjarët e viktimës, që punonte në një burg lokal, kanë nxjerrë disa foto ku tregohen pellgje gjaku dhe një trup i pajetë i shpërfytyruar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë