Islami: Rama prishi marrëveshjen e 5 qershorit dhe ambasadorja amerikane nuk tha asnjë fjalë

6 SHTATOR DITARI ORA 13 00 CLEAN frame 34244 1100x620

Ish-deputeti dhe ish-ministri, Kastriot Islami, akuzoi dhe ndërkombëtarët për situatën e krijuar në vendin tonë, që sipas tij është prej vitesh në stanjacion dhe në rrezik kolapsi.

Duke sjellë në shembull prishjen e konsensusit për Kodin Zgjedhor të arritur më 5 qershor, Islami tregon se ambasadorët e vendeve perëndimore nuk reaguan në asnjë moment dhe pse marrëveshja u arrit në selinë e ambasadores amerikane.

“Ishte viti 2017. Opozita qëndroi në çadër dhe tha nuk do futem në zgjedhje. I tha Amerika që po nuk u fute në zgjedhje ne do t’i njohim ato. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë që Palmeri nga Amerika të thoshte këtë gjë ose që këtë radhë të bëheshe marrëveshja në rezidencën e ambasadores amerikane. E gjithë marrëveshja e reformës zgjedhore u bë më 5 qershor, ku Damiani bënte kafetë dhe Rudina i ndante ato. U bë marrëveshja dhe Edi Rama tha më pas: “Jo unë nuk e njoh, nuk e lejoj Amerikën të prekë sovranitetin tim. Dhe ambasadorja nuk tha asnjë fjalë. Tha ambasadori i BE disa fjalë, por e la me aq. Ambasadori gjerman foli pak dhe Rama bëri çfarë deshi”, u shpreh Islami në A2 CNN.