Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Johnson në Parlament: Do të bëjmë të pamundurën dhe do të punojmë me aleatët për një korridor të sigurt për afganët

Nga A2 CNN
6 Shtator 2021, 18:06 | Bota
Johnson në Parlament: Do të bëjmë të pamundurën

Qeveria britanike synon të bëjë gjithçka që mundet për të lejuar largimin nga Afganistani të atyre që janë në rrezik edhe pas tërheqjes nga NATO dhe për t'i dhënë azil kujtdo që ka bashkëpunuar me Londrën, ose ka të drejtë të pranohet në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo u deklarua nga kryeministri Tory, Boris Johnson, sa i takon çështjes afgane, në fjalën e tij në Dhomën e Përfaqësuesve pas kthimit të tij nga pushimet verore.

Kryeministri britanik ka mbrojtur veprimin e ekipit të tij për menaxhimin e tërheqjes, nga akuzat e drejtuara nga opozita laburiste dhe të tjerët.

"Ne kemi marrë angazhime dhe po punojmë me urgjencë me aleatët dhe miqtë tanë në rajon për të siguruar që talebanët të garantojnë kalim të sigurt për ata afganë apo të huaj që janë ende në kërkim të sigurisë”, theksoi ai.

Johnson përsëriti se Mbretëria e Bashkuar synon të presë rreth 20,000 refugjatë afganë në rrezik, përfshirë ata që mbetën në vend, 5,000 prej të cilëve deri në fund të vitit 2021.

A2 CNN Livestream

Dita jonë