Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Lakuriqi i bardhë”, fotografohet rastësisht droni sekret amerikan

Nga A2 CNN
6 Shtator 2021, 09:37 | Teknologji

Ekspertët e aeronautikës raportojnë se një mjet ajror misterioz që u kap në foto duke fluturuar në Filipine, mund të jetë droni sekret supersonik i ushtrisë amerikane “RQ-180”.

Fotoja u bë rastësisht nga fotografi profesionist Michael Fugnit i cili po përpiqej të bënte një foto të lindjes së diellit në brigjet e Santa Magdalenës, 400 km në jug të Manilas.

Fugnit, i cili shpesh herë vështron qiejt për aeroplanë e kuptojë menjëherë se mjeti ajror që kishte fotografuar nuk i përngjante askujt prej avionëve komeracialë dhe ushtarakë të njohur më parë prej tij.

Avioni me formë të çuditshme duket se përputhet me modelin e përfolur të dronit sekret të Forcave Ajrore amerikane RQ-180, që SHBA po zhvillon për misionet në të gjithë botën.

Forcat Ajrore nuk e kanë pranuar kurrë zyrtarisht ekzistencën e RQ-180 të prodhuar nga Northrop Grumman.

Dronit,  i është vendosur nofka "Lakuriqi i Bardhë ", një referencë për lakuriqin e bardhë të paraqitur në filmin Ace Ventura 2.

A2 CNN Livestream

Dita jonë