Lezhë, shkrumbohet stalla pranë “Urës me Harqe”, zjarri vijon të djegë pyllin

Zjarr 1100x620

Një zjarr i madh ka shkrumbuar një stallë lopësh moderne pranë “Urës me Harqe” në Pllanë të Lezhës.

Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe banorëve të zonës, zjarri nuk është vënë nën kontroll duke u përhapur në një sipërfaqe të madhe në mal.

Posted by Gjergj Marku on Monday, September 6, 2021
Video nga djegia e stallës. Nga FB: Gjergj Marku

Prej orësh vijon të digjet pylli me pisha, ndërsa era e fortë po ndihmon përshkallëzimin e zjarrit. Në vend ndodhen forcat e zjarrfikëses, por terreni i thyer malor e bën të pa mundur ndërhyrjen.

Era e fortë po ndihmon përshkallëzimin e zjarrit