Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lirohet nga burgu djali i Gaddafit, ishte aksioner i Juventusit dhe futbollist

Nga A2 CNN
6 Shtator 2021, 07:27 | Bota
Lirohet nga burgu djali i Gaddafit, ishte aksioner i Juventusit dhe futbollist

Saadi Gaddafi, një nga djemtë e ish-udhëheqësit libian Muamar Gaddafi është liruar nga burgu, ku qëndronte prej vitit 2014.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Saadi Mouammar Gaddafi u lirua nga burgu, në ekzekutim të një vendimi gjyqësor të lëshuar disa vjet më parë.

Shumë media lokale raportojnë se Saadi Gaddafi tashmë është larguar nga territori libian me një fluturim direkt në Turqi. I pyetur nga AFP, një burim në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm tha se djali i Gadafit ishte liruar me rekomandimin e prokurorit.

I ekstraduar nga Nigeri më 6 mars 2014, Saadi Gaddafi, tani 47 vjeç, u gjykua dhe u lirua nga Gjykata e Apelit në Tripoli në Prill 2018 për vrasjen e ish-trajnerit të ekipit të futbollit Al-Ittihad të Tripolit, Bachir Rayani, por mbeti në burg.

Ai gjithashtu duhej të gjykohej për përfshirjen e supozuar në shtypjen e revoltës që i dha fund regjimit të babait të tij Muammar Gaddafi në 2011.

Në Itali, Saadi Gaddafi mbahet mend si futbollist i Perugia, president i Federatës Libiane të Futbollit dhe kapiten i ekipit kombëtar libian, si dhe një aksioner i Juventusit, Romës dhe Triestinës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani