Mashtrim me promovimet online, kritikohet Kim Kardashian

Kim Kardashian është kritikuar për promovimin në Instagram të një kriptovalute të patestuar nga kreu i Autoritetit të Sjelljes Financiare në Mbretërinë e Bashkuar (FCA).

Charles Randell tha se zonja Kardashian “u kishte kërkuar 250 milionë ndjekësve të saj të spekulonin mbi kripto -shenjat” duke promovuar një reklamë për Ethereum Max.

Ai e quajti atë “një shenjë digjitale spekulative e krijuar një muaj më parë nga zhvilluesit e panjohur”, gjatë një fjalimi në Simpoziumin Ndërkombëtar të Kembrixhit mbi Krimin Ekonomik.

Kryetari i FCA tha se postimi i zonjës Kardashian në Instagram, të cilin ai vuri në dukje se ishte shënuar si reklamë, mund të ketë qenë “promovimi financiar me auditorin më të madh në histori”.

Shenja e promovuar Ethereum Max, theksoi ai, nuk duhet ngatërruar me kriptomonedhën Ethereum.

“Nuk mund të them nëse kjo shenjë e veçantë Ethereum Max është një mashtrim,” tha ai.

“Por ndikuesit e mediave sociale paguhen në mënyrë rutinore nga mashtruesit për t’i ndihmuar ata të hedhin shenja të reja në bazë të spekulimeve të pastra. Disa ndikues promovojnë monedha që rezultojnë se nuk ekzistojnë fare”, tha ai.